Wilshere afër kalimit tek Arsenal si lojtar i lirë? Mesfushori komenton fjalët e Mikel Arteta

Wilshere afër kalimit tek Arsenal si lojtar i lirë? Mesfushori komenton fjalët e Mikel Arteta

Jack Wilshere mund të rikthehet te skuadra e Arsenal.

Mesfushori anglez ka mbetur aktualisht pa skuadër dhe po kërkon çdo rrugë për të rigjetur formën e tij.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili e ka vlerësuar si person, duke kujtuar edhe kohët kur luanin bashkë. Spanjolli mes rreshtash linte të kuptohet se Wilshere do të gjente pritje të ngrohtë në klubin londinez.

Këto fjalë të trajnerit më pas janë komentuar edhe nga vet ish lojtari i Arsenal.

“Të dëgjoj trajnerin – me të cilin kam luajtur, kam pasur raporte të mira, kam shijuar lojën, kam ndarë dhomat e zhveshjes – ta dëgjoj duke thënë se dera është e hapur, është ndjenjë e mirë”, ka thënë Wilshere, transmeton Periskopi.

“Unë kam kaluar shumicën e jetës sime në atë klub. Kam dhënë shumë për atë klub”, shtoi mesfushori.

Mbetet të shihet nëse Wilshere dhe Arsenal do të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi, pas këtyre komenteve. /Periskopi/

Shpërndaje në: