Wladimir dhe Vitali Klitschko në një intervistë emocionale: Njerëzit po vdesin, po përdhunohen e torturohen

Wladimir dhe Vitali Klitschko në një intervistë emocionale: Njerëzit po vdesin, po përdhunohen e torturohen

Vëllezërit Wladimir dhe Vitali Klitschko arritën majat e boksit duke u bërë kampion bote, por që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, janë detyruar të luftojnë për vendin e tyre.

Vitali Klitschko tani është kryetar i i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, një post që ai e mban që nga viti 2014, ndërsa vëllai më i vogël Wladimir iu bashkua Brigadës së Mbrojtjes Territoriale të Kievit kur Rusia vedosi pushtimin e tyre, shkruan Periskopi.

“Ju e dini gjënë më të thjeshtë që mund të bëni? Vdisni për vendin tuaj. Më e ndërlikuara? Jetoni për vendin tuaj,” tha Wladimir.

“Kjo do të thotë të luftosh për jetën, të mbrosh popullin tënd, të mbrosh vendin tënd, të mbrosh veten.

“Është kaq e ndërlikuar saqë në një moment të vjen vërtet një ndjenjë e rëndë.

Vitali foli për takimet me një fëmijë që nuk e dinte se kishte mbetur jetim dhe shtoi: “Kjo luftë mund të prekë të gjithë në Evropë”.

Lufta në Ukrainë është në muajin e saj të pestë pa fund, dhe raportohet për dhjetëra mijëra viktima.

“Forca është tek ne ukrainasit që nuk duam të vdesim edhe pse shumë janë vrarë, torturuar dhe përdhunuar dhe tani ende po e vënë jetën në rrezik,” tha Wladimir.

“Por, të jetosh për vendin tënd është më e ndërlikuar dhe më sfiduese dhe është padyshim diçka që ne nuk duam ta bëjmë pasi ukrainasit po vrapojnë drejt vdekjes.

“Pra, ne qëndrojmë të fortë, mbetemi gjallë dhe luftojmë për zgjedhjen tonë që të mos jetojmë në gjunjë”,tha ai.

Shpërndaje në: