WSJ: Afganët e mbetur në Kosovë që s’kaluan testin për hyrje në ShBA, pritet të zhvendosen në jug të Amerikës

WSJ: Afganët e mbetur në Kosovë që s’kaluan testin për hyrje në ShBA, pritet të zhvendosen në jug të Amerikës

Zyrtarët amerikanë janë në bisedime për të dërguar afganët e mbetur të mbajtur në bazën amerikane në Kosovë në kombin e vogël të Amerikës së Jugut, në Surinam, pasi ata nuk përmbushën kërkesat e hyrjes për pranim në ShBA, sipas njerëzve të njohur me diskutimet, shkruan Wall Street Journal.

Ambasadori i Surinamit në ShBA konfirmoi se bisedimet me ShBA ishin në një fazë preliminare dhe vendi po shqyrtonte nëse do të ecë përpara.

“Ne po e shqyrtojmë atë,” tha ambasadori Marten Schalkwijk, duke shtuar se vendi do të caktojë një ekip për të trajtuar bisedimet nëse është e nevojshme.

“Në përgjithësi, Surinami është një vend ku njerëzit mund të përshtaten shpejt,” tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi çdo bisedë me Surinamin për marrjen e afganëve, të cilët u evakuuan vitin e kaluar gjatë rënies së qeverisë së mbështetur nga ShBA dhe marrjes së Afganistanit nga talibanët.

“Departamenti i Shtetit është në diskutime të rregullta me aleatët dhe partnerët për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, të sigurta dhe vullnetare të zhvendosjes për afganët që nuk kanë një rrugë për në SHBA”, shkroi një zëdhënës në një email.

“Unë nuk do të hyj në specifikat e bisedave me asnjë vend.”

Shpërndaje në: