“WTF kam kapur këtë?”, 3 objekte misterioze filmohen duke vallëzuar përreth hënës

“WTF kam kapur këtë?”, 3 objekte misterioze filmohen duke vallëzuar përreth hënës

Një entuziast i hapësirës i cili filmonte hënën, mbeti i habitur kur pa tre objekte misterioze që lundronin përreth saj. Ai këtë e postoi në YouTube, duke u kërkuar sugjerime shkikuesve.

Videoja fillon kur kamera fokusohet në një krater të hënës. Megjithatë nga minuta 1:18, tre objekte të çuditshme sillen përreth hënës.

Kjo ndodhi shumë shpejt, dhe objektet misterioze u zhduken nga korniza, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Ai beson se ka shumë të ngjarë të jenë balona heliumi që dikush i kishte lëshuar, por pranon se nuk ka fakte për ta konfirmuar këtë teori.

Për disa komentues kjo ide ka logjikë, por disa të tjerë që pretendojnë se mund të jenë meteorë. Një tjetër thotë se “Oh ju e dini, mund të jenë jashtëtokësorë.”/Periskopi/

Shpërndaje në: