WTF: Tomë Gashi ‘huq rrugën’, niset për në Tiranë por mbërrin në TirAN

WTF: Tomë Gashi ‘huq rrugën’, niset për në Tiranë por mbërrin në TirAN

Avokati dhe analisti i afërt me Vetëvendosjen, Tomë Gashi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook para disa minutash ku ka lavdëruar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, ndërsa ka fyer paksa Prishtinën. 

Gashi, i njohur për gabimet e shumta drejtshkrimore, kësaj here ia ka huqur emrin kryeqytetit shqiptar, Tiranës, duke e quajtur “Tiran”.

Sidoqoftë, për habi ai ia del që ta shkruajë si duhet emrin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, shkruan Periskopi.

Gashi para disa ditësh kishte cituar diktatorin nazist Adolf Hitler për të goditur kryeministrin Hoti dhe marrëveshjen e arritur në Washington të cilin e kishte quajtur “pushtim”.

Në këtë postim, Gashi ka flirtuar pak edhe me dyshen e Partisë Socialiste, Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Shpërndaje në: