Xani: Vizita e Kancelarit Scholz ishte e rëndësishme, por jo historike

Xani: Vizita e Kancelarit Scholz ishte e rëndësishme, por jo historike

Vizita e Kancelarit gjerman Olaf Scholz sot në Kosovë ishte e rëndësishme, mirëpo jo me mesazhe historike. U shpreh kështu njohësi i procesit të dialogut, Visar Xani.

Sipas tij, vizitë historike do ishte vetëm në qoftë kancelari gjerman do kishte lajme konkrete sa i përket  çështjes për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, Xani tha se nuk është e mjaftueshme vetëm mbështetja e Gjermanisë për liberalizimin  e vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj, duhet fituar mbështetja edhe nga vendet tjera të Bashkimit Evropian, shtoi ai.

“Ndoshta për kryeministrin Albin Kurti, vizita e Kancelarit gjerman Olaf Scholz ishte historike, mirëpo zakonisht vizitat historike kanë edhe sjellje historike. Vizita e kancelarit gjerman ishte e rëndësishme, por nuk kishte mesazhe historike. Vizitë historike do ishte vetëm në qoftë se do të kishim një lajm konkret sa i përket liberalizimit të vizave apo për çështjet e tjera. Kancelari gjerman i tha disa çështje të cilat kanë qenë edhe më herët në qëndrime. Kosova i plotëson kushtet për liberalizim të vizave. Por, duhet ta fitojë mbështetjen prej vendeve tjera anëtare të Bashkimit Evropian, nuk është e mjaftueshme vetëm përkrahja e Gjermanisë”, tha Xani në Tëvë1.

Teksa sot gjatë ditës  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vizita e sotme e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ishte historike.

Sipas tij, kjo vizitë ishte dëshmi e marrëdhënieve të fora të dyja vendeve.

Shpërndaje në: