Xavi përshëndetet me Al-Sadd – pritet konfirmimi i Barcelonës për postin e trajnerit

Xavi përshëndetet me Al-Sadd – pritet konfirmimi i Barcelonës për postin e trajnerit

Xavi Hernandez është përshëndetur tashmë me stafin dhe lojtarët e Al Sadd.

Më herët gjatë ditës, skuadra e Al Sadd njoftonte për arritjen e marrëveshjes edhe me Barcelonën, por më pas diçka ngeci në proces.

Barcelona akoma nuk ka konfirmuar emërimin e Xavi Hernandez si trajner, ndonëse gjithçka shihet si punë e kryer, përcjell periskopi.

Pas fotove të publikuara së fundmi, ku spanjolli shihet teksa përshëndetet me Al Sadd, konfirmimi i Barcës thuhet të jetë çështje minutash/orësh. /Periskopi/

Shpërndaje në: