Xavi publikon listën e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen kundër Rayos

Xavi publikon listën e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen kundër Rayos

Xavi ka publikuar listën prej 23 lojtarëve që janë në listë për ndeshjen e parë në La Liga kundër Rayo Vallecanos, e cila është lista e parë zyrtare e Barcelonës për sezonin 2022/23

Trajneri ka në përbërje skuadrën e plotë që ai ka zgjedhur ta ndërtojë, më përjashtim të Jules Kounde që duhet të pret për pak kohë deri të regjistrohet.

23 lojtarët janë edhe lista e parë zyrtare e Barcelonës për ndeshjen e parë të tyre zyrtare kundër Rayo Vallecanos për sezonin e ri 2022/23.

Pos nënshkrimeve të reja skuadra ka regjistruar edhe futbollistët të cilët kanë rinovuar kontratat e reja.

Xavi, megjithatë ka lënë disa lojtarë jashtë, pasi që ai ka në dispozicion më shumë së 23 lotarë, por ai ka lënë jashtë Sergino Dest, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite, të cilët pritet që do të largohet nga Blaugrana deri në fund të këtij afati kalimtar.

Dest është lojtari i fundit që është lidhur me një largim, pasi që raportohet se Barcelona janë në kontakt me Manchester United për largimin e tij.

Shpërndaje në: