Xavi shpjegon se çka duhet të bëjë Ousmane Dembele për të qenë i suksesshëm te Barcelona
Legjenda e Barcelonës ka zbuluar se çka i duhet Ousmane Dembeles që të jetë i suksesshëm te klubi spanjoll
Ylli francez verën e kaluar erdhi te Barcelona nga Dortmund ndërsa akoma nuk ka arritur te forma e tij më e lartë shkaku që pësoi disa lëndime qysh në fillimet e para të aventurës së tij në ‘Camp Nou’.
“Atij i duhet pak kohë. Barça është provimi i fundit për një futbollist, pasi jo gjithkush mund të luajë për këtë klub,” ka thënë Xavi.
“Dembele ka shumë talent, është shumë i shpejt, por këtu nuk do të ketë hapësirat që i kishte te Dortmund dhe Rennes.
“Ai duhte të mendojë shpejt. Ai duhet t’i thotë vetës: ‘Unë jam lojtar i Barçës’. Ju duhet të keni mentalitet të fortë këtu.
“Ka pasur shumë lojtarë që kanë kaluar 15 vite te Barca, sepse të gjithë këta kishin karakter,”. /Periskopi/



