Xhafer Gashi: Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin

Xhafer Gashi: Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin

Kandidati për kryetar të Obliqit nga Iniciativa Qytetare për Obliqin, Xhafer Gashi, me anë të një video-mesazhi ka falënderuar për përkrahjen e dhënë për programin e tij qeverisës.

Gashi në përmbyllje të fushatës ka prezantuar disa pika kryesore të programit të tij.

Postimi i tij:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Të nderuara struktura të Iniciativës Qytetare për Obiliq,

Po e përmbyllim këtë fushatë zgjedhore, duke ju falënderuar nga zemra për përkrahjen e dhënë drejtë jetësimit të platformës tonë qeverisëse #Bashkë.

Obiliqi meriton që të vazhdojë tutje drejtë hapave të sigurtë të zhvillimit, prandaj me 17 tetor dilni votoni, duke votuar për numrin 109 Iniciativën Qytetare për Obiliq, ju do t’i garantoni qytetit të Obiliqit zhvillim urban, fuqizim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi të avancuar,përkrahjen e rinisë dhe grave, avancimin e bujqësisë, mjedis të pastërt, infrastrukturë moderne, shërbime efikase publike.

Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Na priftë e mbara!

Xhafer Gashi

Shpërndaje në: