Xhafer Gashi e fiton Obiliqin, sipas matjeve të Opinionit Publik

Xhafer Gashi e fiton Obiliqin, sipas matjeve të Opinionit Publik

Në Rubikon sonte po prezantohen të dhënat e fundit të sondazhit “Matjet e Opinionit Publik” për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara: Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare me 47.92 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.66 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.13 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.63 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.57 përqind.

Ndërsa rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare ka 47.30 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.40 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.00 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.50 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.50 përqind.

Profesori Tomor Qela në Rubikon në Klan Kosova, tha se në Obiliq është karakteristike se numri i respodentëve që kanë deklaruar se nuk dinë se për kë të votojnë është shumë i vogël ose 1.3 përqind.

 

Shpërndaje në: