Xhafer Gashi tregon arsyet pse duhet të jetë kryetar i Obiliqit edhe për një mandat tjetër

Xhafer Gashi tregon arsyet pse duhet të jetë kryetar i Obiliqit edhe për një mandat tjetër

Kryetari aktual dhe kandidati në komunën e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka treguar të gjitha arsyet pse meriton të jetë edhe për këtë mandat në Komunën e Obiliqit.

Gashi ka treguar nëntë pikat kryesore që nga qeverisja e tij nga viti 2013, percjell Periskopi.

“Qeverisja ime nga 2013, është fokusuar në nëntë pika kryesore duke filluar nga arsimi që ka pasur një progres mjaft të madh, ndërtimin e dy shkollave, disa anekse shkollore. Komuna jonë shpërndanë subvencione për 1147 studentë të studimeve postdiplomike”.

“Pastaj, tek shëndetësia është ngrit numri i mjekëve dhe teknikëve, janë rinovuar vazhdimisht objektet ekzistuese. është ndërtu një objekt aneks i cili tani po shërbën për pjesën me kovid. I falenderojë mjekët të cilët me komplet stafin kanë qenë në vazhdimësi me pacientët. Janë instalu laboratorët që tani janë funksionale dhe kryejnë shërbime për të gjithë”

“Pastaj tek mjedisi, nga eleminimi i shumë deponimeve në krijimin e 13 parqeve që kanë pasur mundësi të shfrytezohen nga të gjitha moshat. Eshtë ndërtu shtëpia e kulturës, është ndërtu biblioteka, sheshi e kështu me radhë”.

“Tek kultura, rinia dhe sporti kam bërë përpjekje që t’i ndihmojë sportistëve. Kemi bërë disa fusha sportive”

“Tek bujqësia, nga 7200 euro që kemi pasur vitin 2013 deri në 2020 kemi arritur të subencionojmë rreth 398 mijë euro”, ka thene Gashi./Periskopi/

Shpërndaje në: