Xhafer Gashi tregon pse duhet të jetë kryetar i Obiliqit edhe për një mandat tjetër

Xhafer Gashi tregon pse duhet të jetë kryetar i Obiliqit edhe për një mandat tjetër

Kryetari dhe kandidati për kryetar të komunës Obiliqit, Xhafer Gashi ka treguar arsyet përse qytetarët duhet ta kenë besimin e tij që ai të jetë kryetar edhe për mandatin e ardhshëm.

Sipas Gashit shumë zhvillime kanë ndodhur në tetë vitet e fundit.

“Duke u bazu në zhvillimet e tetë viteve, unë besoj që shumë çështje të rëndësishme në komunën tonë janë zgjidhur dhe shumë projekte janë ndërtu, ato janë bërë bashkë me qytetarët, bashkë i kemi shiku dhe bashk i kemi gëzuar. E di që ka edhe shumë për të bërë, është një komunë shumë problematike në nivel vendi dhe shpresoj që unë dhe ekipa ime, duke i njohur problematikat, jemi të gatshëm për sfidat për t’i zgjedhur sërish me qytetarët”, ka thënë Xhafer Gashi./Periskopi/

Shpërndaje në: