Xhafer Tahiri: Ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid

Xhafer Tahiri: Ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se ka pasur raste të fshehjeve të numrave të të vdekur me COVID-19 në Kosovë.

Xhaferi këto komente i bërë në një debat, duke thënë ka pasur 3 raste që nuk janë raportuar si të vdekur nga Covidi.

“Gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve me Covid. Ka pasë veprime kriminale. Kam tri raste të vdekur me Covid që nuk janë raportuar. I kam me emra, nëse ka prokurori që fillon hetim do t’i jap emrat.”

“Unë njohë në Vushtrri sespe jam kryetar dhe kur çdo ditë merr raporte të vdekjeve, kur e sheh që ka vdekë nga Covid dhe nuk e sheh në listë dhe pret një ditë dy ditë… dhe prap nuk e sheh”, ka thënë ai.

Ndryshe para disa javëve edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka ngritur dilema se po fshehën rastet e vdekjeve nga Covidi./Periskopi/

 

Shpërndaje në: