Xhafer Tahiri: Ndërtuam 2 çerdhe – për 20 vjet nuk ishte ndërtuar asnjë

Xhafer Tahiri: Ndërtuam 2 çerdhe – për 20 vjet nuk ishte ndërtuar asnjë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, ka thënë se për një mandat i ka ndërtuar dy çerdhe, gjersa njëzet vite pas luftës nuk ishte ndërtuar asnjë.

“2 çerdhe për fëmijë në këtë mandat, 20 vite pas lufte nuk u ndërtua asnjë çerdhe në Vushtrri. Jam tepër krenar që është kompletuar çerdhja e re afër Shkollës “Ali Kelmendi”. Tashmë kemi hapësirë komode për zemrat e vogla”, theksoi Tahiri.

Ai më tej, premtoi se në mandatin e ri, do të vazhdojnë të ndërtojnë edhe 2 çerdhe në qytet e 5 në fshatra të Vushtrrisë.

Shpërndaje në: