Xhafer Tahiri: Samadrexha, vatra e sportit të hendbollit në programin +4 do të ketë përkrahje më të madhe institucionale

Xhafer Tahiri: Samadrexha, vatra e sportit të hendbollit në programin +4 do të ketë përkrahje më të madhe institucionale

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune ka mbajtur një tubim me asambleistin Dardan Merovci dhe banorët e fshatit Samadrexhë me të cilët ka biseduar për programin +4 dhe projektet në këtë lokalitet duke premtuar përkrahje më të madhe për sportin.

Postimi i plotë në facebook:

Dje në Samadrexhë, vatrën e sportit të hendbollit, u takuam me asambleistin tonë Dardan Merovci, pamë fillimin e mbarë të kampioneve të Kosovës në Hendboll Khf Vushtrria dhe biseduam për projektet në këtë lokalitet.

Mbi 100,000€ e kemi rritur buxhetin për përkrahje të sportit në mandatin e parë, programi +4 do të rrisë edhe më shumë përkrahjen për sportin. KH Samadrexha është përkrahur si asnjëherë më parë e prap do të ketë përkrahje institucionale.

Shpërndaje në: