Xhaka do të bëhet i madh te Arsenali
Ish-bashkëlojtari i Granit Xhakës te Borussia Monchengladbach, Andreas Christensen beson se kosovari do të bëhet një lojtar i madh te londinezët.
Xhaka kaloi te Arsenali në afatin kalimtar të verës, ndërsa ka shkëlqyer me paraqitje te skuadra nga Emirates Stadium, duke shënuar edhe dy gola shumë të bukur.
“Unë mendoj se ai do të jetë një lojtar i madh te Arsenali”, tha Christensen.
“Ai ka një personalitet të madh, ai është i madh edhe në dhomën e veshjes dhe është një djalë me të vërtetë i sigurtë. Ai luan me shumë emocione dhe mendoj se ai do të jetë i madh nëse arrinë të përshtatet në Angli”. /Periskopi.com



