Xhaka e Shaqiri pritet ta udhëheqin Zvicrën kundër Serbisë

Xhaka e Shaqiri pritet ta udhëheqin Zvicrën kundër Serbisë

Kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “974” në të cilin përballen Serbia me Kombëtaren e Zvicrës.

Zvicra e synon sot fitoren me çdo kusht kundër Serbisë, fitore kjo e cila do t’ia siguronte kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që sot t’i udhëheqin “Helvetikët” drejt fitores kundër serbëve, fitore kjo e cila do ta gëzonte gjithë popullin shqiptar.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje 1:0 nga Brazili, kurse Serbia barazoi 3:3 me Kamerunin.

Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë vetëm dy pikë në Grupin G, ku Zvicra zë vendin e dytë me tre pikë, krahas Serbisë që renditet në vendin e fundit me një pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, në dyshim për tu paraqitur është Noah Okafor i Zvicrës.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve është 22 qershori i famshëm i vitit 2018, ku asokohe Zvicra e mposhti Serbinë 2:1 falë golave të Shaqirit e Xhakës, të cilët bënë shqiponjën me duar para syve të tifozëve serbë.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Serbia (3-4-3): Milinkovic-Savic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Maksimovic, Lukic, Kostic; Tadic, Milinkovic-Savic, Mitrovic

Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo.

Shpërndaje në: