Xhaka ‘egjel’ për serbët, i mund me gola por i gatshëm t’i jap edhe dajak (VIDEO)

Xhaka ‘egjel’ për serbët, i mund me gola por i gatshëm t’i jap edhe dajak (VIDEO)

Pas befasisë në ndeshjen e parë ku u mposht me rezultat minimal, Arsenali ka shënuar fitore 3-0 kundër Bate Borisov dhe ka kaluar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.

Granit Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje, pasi dha dy asiste në dy golat e vetëm të ‘Topçinjëve’ sepse një u shënua nga skuadra mysafire.

Fundi i ndeshjes ishte tensionues, kur sulmuesi i mysafirëve Bojan Dubajic bëri një ndërhyrje ndaj Nacho Monreal, shkruan Periskopi.

Për këtë reagoi lojtari më i mirë i kësaj ndeshje Xhaka, i cili u kacafyt fizikisht me Dubajic, i cili ka prejardhje serbe.

Ndoshta edhe kjo e shtyu mesfushorin e Arsenalit të përballej fizikisht me të, kacafytjen që mund ta shihni më poshtë.


Kujtojmë se Granit Xhaka në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar shënoi një super gol ndaj Serbisë dhe festoi me simbolet e shqiponjës, çka irritoi tejmase serbët. /Periskopi/

Image result for Xhaka vs Serbia

Shpërndaje në: