Xhaka fishkëllehet për çdo prekje të topit në “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka po përcillet me fishkëllima sa herë që prek topin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një pjesë e tifozëve të Kosovës dëgjohen vazhdimisht duke e fishkëllyer kapitenin e Zvicrës. Teksa po zhvillohet minuta e 20-të e ndeshjes, rezultati është 0:0.