Xhaka për agresivitet: Nuk ndryshoj për askënd

Xhaka për agresivitet: Nuk ndryshoj për askënd

Reprezentuesi i Zvicrës është ndëshkuar tre herë me karton të verdhë dhe një të kuq direkt në 21 paraqitjet e para për “Topçinjtë” sivjet.

Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq gjashtë herë në periudhën e tij katërvjeçare te Borussia Monchengladbachu dhe Wenger në nëntor kishte thënë se është i brengosur për agresivitetin e 24-vjeçarit në fushë.

xhaka

Granit Xhaka, Arsenal

 

Por vetë lojtari thotë se nuk do të ndryshojë stilin e tij të lojës, pavarësisht opinioneve të të tjerëve.

“Luaj me shumë emocione sepse jam tip temperament dhe luaj me të. Më pëlqen të luaj kështu. Nganjëherë vonohesh për top, nganjëherë jo. Nganjëherë duhet të kesh kontakt me kundërshtarin kur ju doni ta ndalni, nganjëherë jo. Është sport ku duelet individuale janë vitale dhe nuk e shoh si problem. Nuk do të ndryshoj për askënd. Jam ky që jam, njerëzit më pranojnë ose jo. Kam fuqinë dhe dobësitë e mija, të cilat përpiqem t’i përmirësoj. Nuk jam produkt i përfunduar. Jam vetëm

24-vjeçar dhe kam kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë Xhaka për “ArsenalPlayer”, transmeton koha.net.

Shpërndaje në: