Xhaka zyrtarisht riktheu karrierën në binarë kundër Chelseat: Fansat e Arsenalit kanë mbetur gojëhapur

Xhaka zyrtarisht riktheu karrierën në binarë kundër Chelseat: Fansat e Arsenalit kanë mbetur gojëhapur

Ishte dramë e vërtetë ndeshja mes Chelseat dhe Arsenalit, e cila përfundoi me rezultat 2-2 në “Stamford Bridge”.

Frank Lampard do të jetë pala e frustruar, pasi skuadra e tij dy herë e humbi epërsinë kundër “Topçinjëve” të cilët luajtën me dhjetë lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes, transmeton Periskopi.

Shkodran Mustafi bëri një gabim të tmerrshëm, derisa gjykoi gabim një pasim prapa te portieri, nga ku përfitoi Tammy Abraham i cili nxori një penallti.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Jorginho, por Gabriel Martinelli barazoi në pjesën e dytë, para se Cesar Azpilicueta ta rikthente epërsinë, vetëm për t’u barazuar rezultati krejt në fund me anë të një goi brilant nga Hector Bellerin.

Chelsea FC v Arsenal FC - Premier League

Sidoqoftë, Mikel Arteta do të jetë i ngazëllyer nga paraqitja e Granit Xhakës.

Mesfushori u detyrua të luajë si qendërmbrojtës pas kartonit të kuq të Luizit, derisa pati shqetësime se ai mund të bënte një gafë të papritur.

Mirëpo, ai u përshtat shumë mirë në pozicionin e ri.

Arteta besoi në Xhakën, derisa vendosi kundër inkuadrimit të Rob Holdingut, dhe besimi i tij u shpagua.

Në mbrojtje, 27-vjeçari bëri dy ndërhyrje, një vjedhje dhe katër spastrime. Mbi të gjitha, ai fitoi të gjitha duelet zonale dhe bllokoi një goditje.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re, me fansat e Arsenalit që kanë shprehur ngazëllimin e tyre në rrjetet sociale me këtë paraqitje të kosovarit. /Periskopi.com/

p1dv64ka0c16f211h3d89mir1e1ld.jpgp1dv64kk2q11ktqitt03c8h1aabf.jpgp1dv64iiol1cnf110tjd1cac1gb3b.jpgp1dv64hqkejt51jir17u9mbkptl9.jpgp1dv64leq7lb613ho1pg91n5q1u32i.jpg 

Shpërndaje në: