Xhamia u ndërtua mbi varre, eshtrat i bartën qentë endacakë
Eshtrat që i kishte nxjerrë një ekskavator derisa kishte gërryer për t’i hapur themelet e xhamisë, pikërisht tek varrezat e boshnjakëve në Vitomiricë, ishin bartur nga qentë endacakë në oborret e shtëpive përreth.
Janë banorët ata që edhe sot ruajnë fotografitë e pamjeve morbide, kur qentë bartin eshtrat e të vdekurve derisa ato nxirren jashtë nga një ekskavator që hap themelet e xhamisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
E gjithë kjo ka ndodhur pak ditë para se zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës të “sfidonin” banorët ankues, si dhe Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Pejës, që kishte refuzuar lejen për ndërtimin e xhamisë në Vitomiricë.
Kështu, sot banorët heshtin.
Madje disa thonë se janë edhe të frikësuar, pasi të gjithë janë bërë kundër tyre në betejën për moslejimin e ndërtimit të xhamisë në hapësirën ku gjendeshin varrezat



