Xhavit Drenorit i kushtohet një libër, nesër promovohet në Bibliotekën Kombëtare

Periskopi.com Lajme

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të promovohet libri „RRUGA E GJATË E SHPRESËS – DRENORI, një asamblist ndryshe“, i autorit Arbër Halilaj, shkruan Periskopi.

Ndërkaq, në këtë libër vërehet se ka gabime në titull, kun ë vend të fjalës asambleist, është shkruar asamblist.

Ky libër, që flet për aktivitetet e asambleistit Xhavit Drenori, do të përurohet nesër me fillim nga ora 12:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drenori, përmes një ftese publike në Facebook:

Miq,

nesër në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, do të përurohet libri me titull:
„RRUGA E GJATË E SHPRESËS – DRENORI, një asamblist ndryshe“, i autorit Arbër Halilaj.

Libri është biografik, por i veçantë nga lloji sepse përshkruan vetëm një periudhë të caktuar kohore.

Autori, duke synuar që ky libër të mund të shërbej si një doracak për të rinjë e të reja që ushtrojmë mandatin e asamblistit, ka përmbledhur aktivitetet e mija të veçanta gjatë ushtrimit të mandatit prej asamblisti në katër vitet e shkuara në komunën e Drenasit.

Për më shumë rreth librit, ju ftoj nesër të merrni pjesë në përurim.

Një ekzemplar i librit do të dhurohet nga autori për të gjithë pjesëmarrësit.