Xhavit Haliti: 2016-a, vit i autogolave

Xhavit Haliti: 2016-a, vit i autogolave

“Prioriteti kryesor do të duhej të ishte rritja e mirëqenies se qytetarëve, zbatimi i ligjit, arsimimi më i mirë, dhe një sistem shëndetësor më i mirë dhe më i suksesshëm. Këto janë për një shoqëri, e cila do të funksionoj për të ardhmen. Qytetarët në përgjithësi kanë kërkesa shumë në veçanti. Shumica e qytetarëve nuk kanë ujë të pijshëm, i cili kalon neper filtra të domosdoshëm në pastrimin e ujërave nuk kanë kanalizime dhe ende nuk kemi arritur akoma të bëjmë pastrimin e lumenjve të rrjedhshëm”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.

E, sa i përket prioriteteve si ushtria dhe liberalizimi i vizave, zyrtari i lartë i PDK-së thotë se këto janë procese politike që do të ndodhin në një variant apo tjetër.

“Janë çështje qe mund të shtyhen, por nuk mund të ngelin të parealizueshme, sepse janë proces, i cili duhet të realizohet. Çështja e ushtrisë nuk është më rëndësi si e ka emrin, por çfarë fuqie ka dhe sa mundësi ka. Ne e kemi FSK-në qe po strukturohet në ushtri të NATO-s dhe shpresoj qe shpejt do të kemi mundësinë të mbajmë financiarisht ushtrinë tonë. Tjerat janë proces me radhë votimet e ato janë proces”, ka shtuar Haliti.

Ndërkaq, sa i përket përcaktimit të kufijve shtetëror, Kosova sipas tij, asnjëherë nuk i ka caktuar kufijtë pasi gjithmonë i kanë caktuar fuqitë e mëdha. Kësaj herë, sipas tij, ka qenë një proces transparent deri në një farë mase. Haliti ka përsëritur idenë qe të matet territori i vendit për të kuptuar nëse është humbur ose jo territor.

Shpërndaje në: