Xhavit Haliti shpërthen ndaj Korab Sejdiut: Hera e fundit që ofendon kur unë ta jap fjalën

Xhavit Haliti shpërthen ndaj Korab Sejdiut: Hera e fundit që ofendon kur unë ta jap fjalën

Sot gjatë seancës së Kuvendi ka lindur një përplasje ndërmjet nënkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit të Pavarur, Korab Sejdiut lidhur me fjalën e dhënë.

Përderisa ndërhyri deputeti i Nismës, Milaim Zeka ‘jepja fjalën Korab Sejdiut’, Haliti tha se nuk i takon ligjërisht. Por që do ta lejojë të flasë si ekspert në fushën e drejtësisë, për çka edhe diskutohej, raporton Periskopi.

‘’E humbi të drejtën me ia dhënë fjalën. Nuk i takon fjala, por meqë është jurist i mirë, mund të ketë mendime të mira. Zotëri Korab urdhëro’’, tha Haliti.

Ndërsa Korab Sejdiu ia ktheu ndryshe.

‘’Si specialit që më ngrite lart, unë duhet të them që ti e ki gabim. Se mua më takon fjala. Se kam ndërmend me të falënderu për të drejtën që më takon’’, i tha Sejdiu.

Menjëherë pasi deputeti kreu fjalën, Haliti iu përgjigj duke i thënë se është hera e fundit që ofendon, përderisa ky u tregua me mirësjellje.

‘’Ti s’je kryetar i Grupit Palramentar, ta kam dhënë fjalën se kishe po thu dicka,  e jo me ofendu. Është hera  e fundit që ofendon në kushtet që unë ta japë fjalën ‘’, tha Haliti./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/386027858792909/

 

Shpërndaje në: