Xhavit Jashari shpërthen n’mikrofon të Periskopit: Dua t’i kujtoj diçka Gani Krasniqit  

Xhavit Jashari shpërthen n’mikrofon të Periskopit: Dua t’i kujtoj diçka Gani Krasniqit  

Xhavit Jashari i shoqatave të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Gani Krasniqi, i cili akuzoi udhëheqësit e organizatave të luftës se janë politizuar.

Deputeti Krasniqi shtoi tutje duke thënë se ‘po të ishin në nivelin e duhur këto organizata, nuk do të bëhej as demarkacioni me Malin e Zi, as Zajednica e as Gjyata Speciale.

Periskopi e ka pyetur Xhavit Jasharin – i cili ndodhej në protestë – lidhur me këtë deklaratë dhe ai na tha:

“Do të ishte mirë Gani Krasniqi ta çmojë vlerën sepse është edhe vet pjesë e vlerës dhe me këto demagogji në Kuvendin e Kosovës, nuk do të duhej të jenë deputetë të tillë, ku fyejnë, bëjnë përpjekje me diskriminu institucionin më të rëndësisëhm – luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dua t’ja kujtoj Gani Krasniqit dhe gjithë të tjerëve që nuk ka institucion ma të lartë se lufta e UÇK-së dhe gjithë këto institucione tjera pas saj janë formu por duhet të jenë të kujdesshëm kur deklarohen për vlerat e luftës së UÇK-së”. /Periskopi   

 

Shpërndaje në: