Xhaxhai i nxënësit të vrarë në Deçan: Qoftë mallkuar ai që shtiu në ju

Xhaxhai i nxënësit të vrarë në Deçan: Qoftë mallkuar ai që shtiu në ju

Xhaxhai i nxënësit që u vra dje në Deçan ka bërë një postim prekës për vdekjen e nipit të tij.

Ai në një postim në “Facebook”, ka thënë se ai do të ju mungojë, teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Ledion Hamzaj është njëri nga nxënësit e vrarë dje, kur një person i armatosur ka sulmuar autobusin që po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan.

Postimi i plotë:

Ledion.??

Engjulli Ynë mbrojtës.??

Led Migjë, i ka 10 ditë qe nuk tkom pa, do vinë edhe 10 ditë tjera, 10 javë e muaj, e vitë te tera, e skemi me u pa më ne ketë bote te egër, veshtirë, e kobshmë, por kshtu e paska jeta. Do na mungosh, tanë jetën, ne gezim e hidherimë. Do jesh ne zemrat dhe mendjet tana, perjëtsishtë!??❤️

Shëmbullori Ynë, pusho i qetë, Engjull.??

Qohftë mallku, aj qe shtiu ne Ju.?

Shpërndaje në: