Xhelal Sveçla ftoi në takim Rrahman Jasharajn: Qytetari shpërthen

Xhelal Sveçla ftoi në takim Rrahman Jasharajn: Qytetari shpërthen

Gjatë ditës së sotme, në prag të protestës së paralajmëruar të SBAShK-ut të paraparë më 4 dhjetor, Rrahman Jasharaj u takua me ministren e Arsimit Arbërie Nagavcin, dhe për çudi edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike [MPAB] që mban emrin Xhelal Sveçla.

Jasharaj ka kërkuar që të procedohet tutje Ligji i Pagave derisa takimet e kërkuara prej tij ishin me ministren Arbërie Nagavci, por edhe me ministrin e Financave Hekuran Murati – që prekin temat e kërkuara nga kryesindikalisti.

Por, në takimin që u mbajt sot, i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nuk dihen arsyet pse z. Sveçla ishte pjesë e këtij takimi të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Sveçla për më tepër shihet i ulur në krye të vendit, derisa Nagavci është në një vend më margjinal afër tij, përcjell Periskopi.

“Çfarë ka të bëj Sveçla me ligjin e pagave. Shantazh.” – ka shkruar qytetari në faqen e Periskopit në Facebook.

PËRDITËSIM: 

Periskopi ka pyetur z. Rrahman Jasharaj për prezencën e z. Sveçla në takim, dhe i cili u shpreh se kjo ka ndodhur sepse ai është Ministër edhe i Administratës Publike.

Shpërndaje në: