Xherdan Shaqiri shihet si shpëtimtar i Stoke City

Xherdan Shaqiri shihet si shpëtimtar i Stoke City

Paul Lambert të gjitha shpresat për mos të rënë nga Premierliga, i ka te Xherdan Shaqiri.

Stoke City nuk i ka punët mirë këtë edicion. Pas 27 xhirove në Premierligë, ata gjenden në zonën e rrezikshme, në pozitën e 19 me 25 pikë dhe rrezikojnë rënien në Championship, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje.

Trajneri i Stoke City, Paul Lambert, ka vetëm fjalë të mira për anësorin shqiptar, që e shpëtoi edhe dje skuadrën duke shënuar golin e barazimit kundër Brighton & Hove Albion dhe i ka të gjitha shpresat te shqiptari për t’i shpëtuar rënies në Championship.

“Të ndihmoj Stoken nga rënia? Mendoj se ai është i uritur që të përshihet dhe të ndihmojë”, tha trajneri i Stoke.

“Ai është ende i ri dhe mendoj se mund të bëhet më i mirë e më i mirë, por ajo çfarë mund të them tani; Shaqiri është lojtar i madh, lojtar i shkëlqyer”, u shpreh Lambert.

“Ai është lojtar unik që mund t’i bëjë gjërat të ndodhin dhe bën shumë gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë. Ka të majtë të jashtëzakonshme, vizion të shkëlqyer për pasime dhe po shënon gola”.

“Çdo herë kur e ka topin, mendoj se diçka do të ndodhë”.

“Mendoj se ai është, top, top, top lojtar dhe karrierë e tij po shkon në ngritje e sipër. Ai do të përmirësohet edhe më shumë”, tha mes tjerash Lambert.

Shaqiri ka realizuar gjashtë gola në 25 paraqitje në Premierligë këtë edicion.

 

Shpërndaje në: