Xhihadistët e quajnë “mrekulli” sulmin në Bruksel
Tragjedia në aeroportin kombëtar të Brukselit u shkaktua nga një akt vetëvrasës. Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror belg, VRT.
Ndërkohë në rrjetet sociale të njohura si përkrahës të terroristëve ka pasur mesazhe në përkrahje të sulmeve.
“Sulm në Bruksel: Një mrekulli” – shkruan në Twitter, Karim Abdul Salam në llogarinë e njohur “Ksalam”.
“AllahuAkbar, AllahuAkbar, AllahuAkbar”, përsërit një ndjekës i Kalifatit që vijon me komentin.
“Lavdi Allahut dhe njerëzve të Shtetit Islamik, perëndia ju mbroftë”.



