Xhudistja kosovare kërkon të bronztën në Kampionatin Botëror

Xhudistja kosovare kërkon të bronztën në Kampionatin Botëror

Në Kampionatin Botëror për Juniorë që po mbahet në Marrakesh të Marokos, sot garuan Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Laura Fazliu do të ndeshet për medalje të bronztë, pas 4 fitoreve dhe 1 humbje. Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianen Nicolle D Isanto.

Në ndeshjen e dytë mposhti me ëazaari dhe Ippon garuesen nga Kazakistani Krisitina Sotnikova. Fazliu në ndeshjen e tretë mposhti poashtu me ëazaari dhe Ippon polaken Natalia Kropska.

Në çerekfinale ajo humbi me ëazaari nga serbja Anja Obradovic, kështu ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Laura në repasazh mposhti me Ippon garuesen gjermane Annabelle ëinzig. Ndërkaq ajo për medalje të bronztë takohet me garuesen nga Çekia Renata Zachova.

Flaka Loxha në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.

Në ndeshjen e dytë humbi me ëazaari nga koreania Mimi Huh, dhe nuk iu dha mundësia të vazhdonte garën tutje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: