Xhudo, sot u mbajt Kampionati i Kosovës për Seniorë në Pejë

Xhudo, sot u mbajt Kampionati i Kosovës për Seniorë në Pejë

Sot në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për senior.

Në këtë Kampionat moren pjesë këto Klube: Kxh “Ippon”, Kxh “Ippon-B”, Kxh “Trepca”, Kxh “Prishtina”, Kxh “Kodokan”, Kxh “Llapi”, Kxh “Polici”, Kxh “Sankaku”, Kxh “Gjilani”, Kxh “Kastrioti”, Kxh “Peja”, Kxh “Studenti”.

Në këtë Kampionat morën pjesë 67 garues. Në këtë garë u zhvilluan ndeshje cilësore dhe pa lendime, në një atmosferë të mire sportive. Organizator i këtij Kampionati ishte Federata e xhudos së Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon” nga Peja. Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami dhe Fatmir Salihaj.

Vendet e para sipas kategorive:

MESHKUJT

-60 KG
1.ARBER NIKQI (IPPON-PEJE)

-66 KG
1.FISNIK HYSENI (TREPCA-MITORVICE)

-73 KG
1.ZYMER ZEKA (IPPON-B-PEJE)

-81 KG
1.AKIL GJAKOVA (IPPON-PEJE)

-90 KG
1.KUSHTRIM GASHI (IPPON-B-PEJE)

-100KG
1.RIOS KUKA (IPPON-PEJE)

+100 KG
1.SHPATI ZEKAJ (IPPON-PEJE)

FEMRAT

-48 KG
1.ODETA BAJRAKTARI (IPPON-PEJE)

-52KG
1.ERZA MUMINOVIQ (IPPON-PEJE)

-57 KG
1.FATIONA KASAPI (IPPON-PEJE)

-63KG
1.FLAKA LOXHA (IPPON-PEJE)

-70 KG
1.LAURA FAZLIU (IPPON-PEJE)

-78 KG
LORIANA KUKA (IPPON-PEJE)

+78 KG
DAFINA KAMERI (PRISHTINA-PRISHTINE)   /Periskopi/

Shpërndaje në: