Yjet kosovarë në flakë para ndeshjeve me Kombëtaren, pas Muriqit e Celinës shënon edhe Lirim Kastrati

Yjet kosovarë në flakë para ndeshjeve me Kombëtaren, pas Muriqit e Celinës shënon edhe Lirim Kastrati

Lirim Kastrati ka shënuar gol në Kroaci, për skuadrën e dytë të Dinamo Zagrebit, NK Lokomotivën.

Në ndeshjen që është duke u zhvilluar aktualisht kundër Inter Zapersicit, Kastrati ka shënuar në minutën e 45-të për t’ia dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij.

Sigurisht se ky është lajm fantastik për trajnerin e Kombëtares, Bernard Challandes i cili do të ketë tani një zgjedhje më shumë për ta konsideruar, para ndeshjeve të “Dardanëve” kundër Çekisë dhe Anglisë.

Përveç Kastratit, mbrëmë realizoi edhe Vedat Muriqi për Fenerbahcen kundër Basaksehirit, ndërsa sot ecurinë e vazhdoi Bersant Celina, i cili shënoi një supergol për Swansean kundër Birminghamit./Periskopi.com/

Shpërndaje në: