Ylli francez largohet nga PSG, transferohet në Seria A?
Pasi shkëlqeu me Nicen, Ben Arfa nuk ka arritur të përsëris ato paraqitje edhe në këtë sezon në fanelën e PSG, pasi edhe ka prishur raportet me trajnerin spanjoll Unay Emery.

Ben Arfa, Paris Saint-Germain
Sipas medieve italiane, anësori është lidhur me një kalim te Roma e cila e sheh si zëvendësim për Mohamed Salah i cili do të jetë për një muaj e gjysmë në Kupën e Afrikës.
Roma e kërkon francezin huazim dhe për të ka ofruar 800 mijë euro ndërsa me të drejtë blerje në fund të stinorit për 10 milionë. /Periskopi/



