Ylli i Anglisë për tifozët kosovarë: Më të mirët

Periskopi.com Sporti

Veprimet mikpritëse të tifozëve kosovarë për kombëtaren e Anglisë dhe tifozët e saj janë në qendër të vëmendjes në ballinat kryesore të top mediumeve në ishull.

Por jo vetëm mediet janë fascionuar nga mikpritja e kosovarëve, pasi edhe vet lojtarët janë mahnitur me atë që panë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fillimisht mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Harry Maguire kishte falënderuar tifozët për mikpritjen përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ylli tjetër anglez, Ben Chilwell i ka përshkruar tifozët e Kosovës si ”më të mirët” në llogarinë e tij personale në Twitter, duke shpërndarë postimin e Maguire.

Ndryshe, Anglia mposhti Kosovën me rezultat 4-0 duke i shkaktuar humbjen e parë në Prishtinë. 

Shpërndaje në: