Ylli i Arsenalit listohet si lojtar i Barcelonës në uebsajtin zyrtar të klubit

Ylli i Arsenalit listohet si lojtar i Barcelonës në uebsajtin zyrtar të klubit

Fansat e Arsenalit ka filluar t’i kaplojë panika sot, pasi dikush vuri re se Alexandre Lacazette u përfshi në mesin e futbollis të Barcelonës, në uebsajtin zyrtar të klubit blaugran.

Në faqe ishin përfshirë të dhënat kyçe të sulmuesit francez, përfshirë “vendi i lindjes”, “data e lindjes”, “gjatësia” dhe “debutimi me klubin”, shkruan Periskopi.

Është e çuditshme të përfshihet një lojtar i një klubi tjetër në uebfaqen e Barçës.

A e zbuluan aksidentalisht transferimin e ri të verës?


Nëse gjiganti katalunas do të interesohej në transferimin e sulmuesit, nuk do të ishte aspak befasi.

27-vjeçari, i cili ka shënuar 36 gola në 87 ndeshje për “Topçinjtë” që prej kur iu bashkua klubit më 2017, padyshim se do të përforconte skuadrën e Ernesto Valverdes.

Mirëpo, në javët e fundit është raportuar se klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re Lacazettes.

Kështu që do të kishte pak logjikë që klubi ta vinte atë në listën e shitjeve këtë verë, sidomos pasi francezi u shpall “Lojtari i Sezonit” nga klubi.

Sidoqoftë, fansat e Arsenalit kanë arsye për t’u shqetësuar pas këtij zhvillimi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: