Ylli i Dritës ia huq totalisht në emisionin sportiv kur flet për Chelsean dhe Kurt Zouman

Ylli i Dritës ia huq totalisht në emisionin sportiv kur flet për Chelsean dhe Kurt Zouman

Në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi u shndërrua në figurë të sikletshme teksa po fliste për derbin e Anamoravës mes Drits dhe Gjilanit.

Duke folur për hapësirat që u jepen të rinjëve nga akademitë e klubeve nga Anamorava, Cuculi bëri një krahasim jo të saktë, shkruan Periskopi.

Teksa nënvizon bazën e futbollistëve me perspektivë te futbollistët e Dritës, ku flet për plane pesë-vjeçare dhe për durim nga klubet që të përmbushet potenciali, ai thotë:

”Ju e dini që Chelseat në epokën e Abramovichit, e dini kush është lojtari i parë që ka dalë nga kategoritë e reja? Është qendër-mbrojtësi Kurt Zouma. Domethënë, pas pesë vitesh, është lojtari i parë që u fut aty.”

Aludimet nuk kanë mundur të jenë më të gabuara, pasi futbollisti në fjalë, Kurt Zouma në fakt është transferuar te Chelsea në vitin 2014 nga St Etienne, ku kishte filluar karrierën si futbollist profesionist, teksa në fëmijëri kishte luajtur për skuadrën tjetër franceze FC Vaulx-en-Velin.

Në fakt, futbollisti i parë që prej John Terryt më 1998 që është promovuar nga akademia e Chelseat në skuadrën seniore, është Mason Mount në vitin 2019 gjatë kohës sa ishte Frank Lampard trajner i klubit.

Shikoni videon e mëposhtme për ta dëgjuar aludimin e gabuar të Cuculit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: