Ylli i Francës nuk luan në finalen kundër Spanjës, rezulton pozitiv me Covid-19

Ylli i Francës nuk luan në finalen kundër Spanjës, rezulton pozitiv me Covid-19

Mesfushori, Adrien Rabiot nuk do të luajë në finalen e Nations League, pasi doli pozitiv me Covid-19.

Franca do të jetë të dielën pa mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë para finales së Nations League, që Gjelat e zhvillojnë me Spanjën.

Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Francës në një postim në “twitter” duke konfirmuar gjithashtu se futbollisti është izoluar menjëherë.

Sido që të jetë, kjo është alarmante për Francën, pasi mund të ketë të tjerë të infektuar dhe më shumë do të mësohet pas testimeve të radhës, si në mëngjes, ashtu edhe para ndeshjes. 

Shpërndaje në: