Ylli i Interit kthehet në Itali pas 21 ditësh izolim në Sllovaki

Periskopi.com Sporti

Milan Skriniar është përsëri në Itali dhe do t’i nënshtrohet tamponit në orët e ardhshme.

Nëse futbollisti sllovak rezulton negativ, ai do të kryejë kontrollet e fitnesit dhe atletike, duke u kthyer në grup. Natyrisht, mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Parma,  por gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Realit më 3 nëntor, ku ai mund të thirret.

Nëse, nga ana tjetër, tamponi jep një rezultat pozitiv, pasi kanë kaluar 21 ditë sipas protokollit, Interi do ta stërvisë atë vetëm. Sky Sport e ka raportuar lajmin.

 

Shpërndaje në: