Ylli i klubit të njohur anglez diagnostifikohet me kancer

Ylli i klubit të njohur anglez diagnostifikohet me kancer

Mesfushori i Bournemouthit dhe Uellsit, David Brooks ka zbuluar se është diagnostifikuar me Hodkin Lymphoman e fazës dy.

24-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Bournemouthit nga viti 2018 kur u transferua nga Sheffieldi, u tërhoq nga grumbullimi me Kombëtaren së fundmi pasi u konfirmua me sëmundjen.

Hodgkin Lumphoma është kancer që zhvillohet në sistemin limfatik, pjesë e sistemit imunitar të trupit, dhe më së shumti ngacmon të rinjtë në të 20-tat e hershme, ose personat shumë më të moshuar – mbi moshën 70-vjeçare, transmeton Periskopi.

Brooks u shpreh: ”Ky është mesazh i vështirë për mua ta shkruaj.

”Jam diagnostifikuar me fazën II Hodkin Lymphoma dhe do të fillojë tretmanin javën e ardhshme.

”Edhe pse kjo ka ardhur si një tronditje për veten dhe familjen time, prognoza është pozitive dhe jam i bindur se do të shërohem plotësisht dhe do të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë do të doja të shpreh vlerësimin tim për mjekët, infermierët, konsulentët dhe stafin që më trajtojnë për profesionalizmin, ngrohtësinë dhe mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Dua të falënderoj të gjithë në Shoqatën e Futbollit të Uellsit sepse pa vëmendjen e shpejtë të ekipit të tyre mjekësor ne mund të mos e kemi zbuluar sëmundjen.

“Unë gjithashtu do të doja të falënderoj AFC Bournemouth për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e tyre javën e kaluar.

“Edhe pse e vlerësoj që do të ketë vëmendje dhe interes nga media, do të doja të kërkoj që privatësia ime të respektohet në muajt e ardhshëm dhe unë do të ndaj përditësimet mbi përparimin tim kur të jem në gjendje ta bëj këtë.

“Ndërkohë, faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes – do të thotë kaq shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në muajt në vazhdim.

“Mezi pres t’ju shoh përsëri të gjithëve dhe të luaj sportin që e dua shumë shpejt.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: