Ylli i Kosovës nënshkruan me klubin e ri, para ndeshjes kundër Malit të Zi

Ylli i Kosovës nënshkruan me klubin e ri, para ndeshjes kundër Malit të Zi

Mediet nga Belgjika raportojnë se ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vendosur të largohet nga Mouscron dhe ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Standard Liegen.

Liege besohet se ka arritur marrëveshje me kosovarin, i cili thuhet se i kreu të gjitha testet mjekësore të mërkurën, shkruan Periskopi.

Të premten ai u takua me Rudy Heylen, i cili kishte për detyrë ta zhvilonte profilin psikologjik të futbollistit.

Mërgim Vojvoda largohet nga Mouscron, nënshkruan kontratë katërvjeçare me klubin e ri

Tani besohet se për transferimin e Vojvodës te dhjetë-herë kampioni i Belgjikës ka mbetur vetëm formalitet dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Vojvoda ka bërë 39 paraqitje këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Përndryshe, Vojvoda është përfshirë në listën e Bernard Challandesit për ndeshjet e Kosovës kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë këtë muaj, në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: