Ylli i Milanit pozitiv me Covid-19

Ylli i Milanit pozitiv me Covid-19

Klubi italian, Milani ka njoftuar se mbrojtësi i tyre francez, Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Coronavirusi ka prekur tashmë te Rossonerët dhe atë tek njëri nga lojtarët e tyre kryesor, Theo Hernandez.

“AC Milan njofton se Theo Hernandez, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv nga testi i kthyer. Autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar dhe lojtari po bën mirë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mbrojtësi francez u përfshi në skuadrën e Francës për finalet e Ligës së Kombeve dhe kontribuoi në fitoren e Les Blues me një gol dhe një asistim në dy ndeshje.

Bashkatdhetari i tij dhe mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ishte testuar gjithashtu pozitiv me COVID-19 javën e kaluar, pas gjysmëfinales së Francës kundër Belgjikës në Torino.

Sipas raporteve në Francë, Rabiot është një nga lojtarët që refuzoi të vaksinohet dhe është e paqartë nëse edhe Theo u vaksinua apo jo kundër COVID.

Theo, 24 vjeç, shënoi një gol dhe regjistroi tre asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat me Rossonerët deri më tani këtë sezon.

Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2024, por sipas raporteve të shumta në Itali, kuqezinjtë janë të gatshëm të zgjasin qëndrimin e tij në klub duke i dhënë atij një rritje pagash.

 

Shpërndaje në: