Ylli i muzikës relaksuese, Erolld Belegu, ka disa fjalë për kritikët

Ylli i muzikës relaksuese, Erolld Belegu, ka disa fjalë për kritikët

Krahas angazhimeve të tjera, muzika është fusha të cilës Erolld Belegu i është përkushtuar së fundmi.

Vetëm pak muaj më parë, ai lansoi këngën dhe videoklipin, “E bukur pa zemër”.

Komentet që mori ishin të ndryshme. Në rrjetet sociale, nuk munguan as kritikat.

Ndërkaq, “Një mijë fjalë” titullohet kënga e re e Belegut. Ai shtoi se në të ardhmen do të ketë edhe disa projekte muzikore nga ana e tij, të cilat do të vijnë me bashkëpunëtorët e njëjtë.

‘S’kam kurfarë pretendimesh në muzikë, jam marrë me botën e muzikës, jam marrë me këngëtarë me këngëtare edhe qai rrethi i bashkëpunëtorëve, m’kanë ndihmu me realize një qejf temin. Pare s’i kam marrë kërkujt. Kush ka qejf me m’dëgju bujrum, kujt nuk i pëlqen, mos ta dëgjon edhe u kry puna’, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=102&v=rU3-p8zLtlE&feature=emb_title

Shpërndaje në: