Ylli i NBA rezulton pozitiv me Covid-19

Ylli i NBA rezulton pozitiv me Covid-19

Virusi Covid-19 po vazhdon të jetë problematik edhe në botën e sportit, përkundër masave të rrepta ndaj sportistëve.

Së fundmi, në mesin e të infektuarve me virusin ka dalë edhe ylli i Boston Celtics, Jaylen Brown, përcjell Periskopi.

Shams Charania raporton se nga klubi kanë njoftuar se basketbollisti po qëndron i izoluar.

Brown është në mesin e lojtarëve kyç të skuadrës së Boston dhe një mungesë e mundshme e tij në fillim sezon nuk do të ishte lajm aspak i mirë për Celtics.

Lojtari nuk thuhet të jetë në gjendje të rëndë, megjithatë, ai duhet t’iu përmbahet rregullave të caktuara. /Periskopi/

Shpërndaje në: