Ylli i Shqipërisë: Kishim dëshirë të bënim ndeshje të mirë

Ylli i Shqipërisë: Kishim dëshirë të bënim ndeshje të mirë

Ledjan Memushaj u aktivizua nga stoli në përballjen e sotme ndaj Francës. Në prononcimin pas sfidës, për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti vlonjat u shpreh:

“Ishte një ndeshjen e vështirë. Luanim kundër kampionëve të botës. Mund të bënim më shumë. Pjesën e dytë bëmë diçka më mirë. Ishte atmosferë e bukur. Kishim dëshirë të bënim ndeshje të mirë. Nuk kemi bërë keq në eliminatore. Kemi luajtur bukur me Turqinë dhe Islandën. Ishin eliminatore pozitive”, u shpreh Memushaj.

Shpërndaje në: