Ylli i Juventusit: E kisha të vështirë ta refuzoja Barcelonën dhe Manchester Cityn
Italiani thotë se është e vështirë të refuzosh kalimin te një klub, i cili ka trajnerin më të mirë në botë, duke aluduar kështu te ‘qytetarët’, respektivisht në Pep Guardiolan.
“T’i thuash jo Barcelonës dhe Manchester City-it nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Si mund të jetë kur të kërkon trajneri më i mirë në botë?”, ka thënë Bonucci.
Tani, mbrojtësi thotë se ndihet i lumtur te bardhezinjtë dhe dëshiron të fitojë gjithçka me këtë skuadër.
“Për të marr këtë vendim mora parasysh gjithçka, e imja nuk ishte një zgjedhje zemre. Tani jam i lumtur që jam pjesë e Juventusit dhe dua të fitoj gjithçka në Itali dhe Europë”, shtoi italiani. /Periskopi.com



