Ylli më në formë i Kosovës përgjigjet për Periskopi: “Kurrë nuk do të luaja për Shqipërinë para Kosovës”

Ylli më në formë i Kosovës përgjigjet për Periskopi: “Kurrë nuk do të luaja për Shqipërinë para Kosovës”

Shkodran Maholli është një prej lojtarëve kosovarë që po shkëlqen me formën e tij në javët e para të këtij sezoni me ekipin e tij. Maholli luan për Silkeborg IF në kategorinë e parë daneze dhe ka arritur t’i shënojë dy gola në tri ndeshjet e fundit. Ai është 26 vjeçar dhe në të kaluarën […]

Shkodran Maholli është një prej lojtarëve kosovarë që po shkëlqen me formën e tij në javët e para të këtij sezoni me ekipin e tij.

Maholli luan për Silkeborg IF në kategorinë e parë daneze dhe ka arritur t’i shënojë dy gola në tri ndeshjet e fundit. Ai është 26 vjeçar dhe në të kaluarën ka luajtur për ekipe me nam në Skandinavi si Halmstads, Atvidabergs, Hacken dhe Sirius. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Suedisë U-19.

Ai bëri emër në futbollin suedez te ekipi i Atvidabergs ku në ligë ia doli t’i shënonte 15 gola në 28 ndeshje.

Së fundi, gjatë kësaj jave ai ia doli të shënonte një supergol nga gati 30 metra për ta ndihmuar ekipin e tij që të barazonte si mysafir. Shikoni më poshtë nga minuta 1:52.

Golin tjetër ai e kishte shënuar para dy javësh kundër Nordsjaelland, të cilin mund ta shihni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

http://www.superliga.dk/video-highlights?fbclid=IwAR0JBAGbticMI-tGS3vJYqnsU9DKK-zlPxzbHiUiYiTm4TeHzRwvOBAksfc

Periskopi ka zhvilluar një intervistë me të në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 me Çekinë dhe Anglinë respektivisht.

Ju keni luajtur për Kombëtaren e Suedisë nën moshën 19 vjeçare. A do të pranonit një ftesë eventuale nga kombëtarja e Kosovës në futboll?

Po, do ta pranoja një ftesë nga selektori Challandes me shumë dëshirë. Unë e dua Kosovën dhe me shumë dëshirë do të luftoja në fushë për ekipin tonë kombëtar.

A jeni kontaktuar ndonjëherë nga drejtues të federatës së Kosovës apo të Shqipërisë?

Jo, deri tash nuk kam pasë asnjë ftesë nga trajneri dhe drejtuesit.

Mes Kosovës dhe Shqipërisë, cilën do të zgjedhnit?

Kosovën, pa fijen e dyshimit. Kurrë nuk do ta zgjedhja Shqipërinë para Kosovës.

A mendoni se mendësia në futbollin skandinav dallon nga mendësia në futbollin ballkanas?

Po, dallon shumë. Në vendet skandinave nuk ka gëzim aq të madh në rast të fitores dhe hidhërim aq të madh në rast të humbjes. Në Ballkan këto përjetohen shumë më rëndë.

Cili mendoni se është lojtari më i mirë i kombëtares së Kosovës?

Mendoj se lojtari më i mirë i kombëtares së Kosovës është Arbër Zeneli.

Ndërkohë, cilin e mendoni si lojtarin më të mirë të kombëtares së Suedisë në të gjitha kohërat?

Mendoj se në këtë rast është Zlatan Ibrahimoviq. /Periskopi

http://www.superliga.dk/video-highlights?fbclid=IwAR3yV5tdubh3Y434g-zuC3e2fW2u5StF4J4HuD1phNcFkU9f5RPzxp9CnW0

Të ngjashme
FIFA do ta paguajë nga 4 mijë euro në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

FIFA do ta paguajë nga 4 mijë euro në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

Skandal para Kupës së Botës? Arbitrit somalez i ndalohet hyrja në SHBA

Skandal para Kupës së Botës? Arbitrit somalez i ndalohet hyrja në SHBA

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

Kolapsoi për herë të dytë në fushë, kjo është gjendja e Eriksen

Kolapsoi për herë të dytë në fushë, kjo është gjendja e Eriksen

Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

Florentino Perez nis epokën e re te Real Madridi: Mourinho rikthehet, vijnë Konate e Dumfries

Florentino Perez nis epokën e re te Real Madridi: Mourinho rikthehet, vijnë Konate e Dumfries

Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet: Një nga më të mirët në botë

Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet: Një nga më të mirët në botë

“The Sun”: Kosova ia dedikon fitoren Bunjakut që vdiq sot në aksident

“The Sun”: Kosova ia dedikon fitoren Bunjakut që vdiq sot në aksident

E ardhmja e Muriqit lidhet me zgjedhjet te Fenerbahçe

E ardhmja e Muriqit lidhet me zgjedhjet te Fenerbahçe

Perez drejt një tjetër mandati në krye të Real Madridit, kryeson bindshëm në zgjedhje

Perez drejt një tjetër mandati në krye të Real Madridit, kryeson bindshëm në zgjedhje

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”