Ylli i United po transferohet te gjigandi italian (Foto)
Fellaini po flitet se do të largohet nga ‘djajët e kuq’ dhe besohet se dy skuadrat e qytetit të Milanos janë në garë për shërbimet e mesfushorit belg, siç raportuam edhe në mengjes.
Ai sot është parë në rrugët dhe kafenet e qytetit të Milanos me shokët e tij.

Fellaini në qytetin e Milano-s
Inter dhe Milan janë të interesuara të transferojnë belgun edhe pse paga e tij është e lartë, rreth 120 mijë funta në javë, klubet e Milanos janë të gatshme të paguajnë pagën e tij.
29-vjeçari për Man Utd ëshë paraqitur në total 103 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola. /Periskopi/



