Ymeri: Çdoherë kur mbrohet vendi Mustafa mungon, kur dëmtohet prinë

Ymeri: Çdoherë kur mbrohet vendi Mustafa mungon, kur dëmtohet prinë

 

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili ka kërkuar nga qytetarët që t’i tregojnë dëshmi se ku i kanë tokat e mbetura në territor të Malit të Zi pas demarkacionit.

“Isa Mustafa, si një aparatçik i dëshmuar që është, qenka aktivizuar sërish. Sigurisht, nuk ka marrë mundin të flasë për ushtrinë e vendit që po e bllokojnë partnerët e tij të koalicionit në Listën Serbe, as për projektin kolonizues të Serbisë “Lugina e Diellit” që po vazhdon. Kudo e kurdo që duhet mbrojtur shtetin Isa mungon. Kudo e kurdo që dëmtohet shteti e Republika Isa prinë”, thuhet në një postim të Ymerit në FB.

Ymeri thotë se ka prona në atë territor që nuk janë prona private.

“Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t’ia tregojnë kufirin. T’ia dëshmojnë atë me tapi. Por lumenjtë nuk janë pronë private, pastaj rruga e asfaltuar deri aty është shtruar nga buxheti publik yni. Pse paskemi shpenzuar para tonat që t’i shtrojmë rrugët e Malit të Zi? Tek ne kanë ardhur qytetarët Isë, dhe na kanë treguar ku është kufiri, kanë folur edhe ekspertë nga partia jote të cilët s’ke kurajo t’i dëgjosh. Verzionin aktual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do ta luftojmë me çdo kusht. Ai kufi nuk do të jetë asnjëherë i pranueshëm për qytetarët e vendit. Këtë bën mirë ta dijë Isa Mustafa dhe miqtë e tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Këta që kërcënimet ndaj qytetarëve (herë me NATO e herë me liberalizim të vizave), e nënshtrimin e plotë ndaj kujtdo tjetër, i kanë bërë modus të rregullt të politikbërjes”, thuhet në fund. /Periskopi/

Shpërndaje në: